Mission Europe – Mission Berlin | Mësoj gjermanisht | Deutsche Welle

Mission Europe është një kurs gjuhe për fillestarët dhe përbëhet nga tregimet fantastike policore Mission Berlin, Misja Kraków dhe Mission Paris. Hyni në botën e gjuhëve dhe mësoni gjermanisht!

0 Likes     0 Followers     1 Subscribers

Sign up / Log in to like, follow, recommend and subscribe!

Website
http://www.dw.de/dw/0,,11164,00.html?maca=alb-DKpodcast_missionberlin_alb-4083-xml-mrss
Description
Mission Europe është një kurs gjuhe për fillestarët dhe përbëhet nga tregimet fantastike policore Mission Berlin, Misja Kraków dhe Mission Paris. Hyni në botën e gjuhëve dhe mësoni gjermanisht!
Language
🇦🇱 Albanian
last modified
2019-01-14 13:57
last episode published
2009-11-06 09:42
publication frequency
18.08 days
Contributors
DW.COM | Deutsche Welle author   owner  
Explicit
false
Number of Episodes
26
Rss-Feeds
Detail page
Categories
Education K-12 Higher Education Language Courses

Recommendations


Episodes

Date Thumb Title & Description Contributors
6.11.2009

Mission Berlin 26 – Eksperimente me kohën

E kthyer në të tashmen, Ana do të bllokojë me Paulin makinën që udhëton në kohë. Por i mungon kodi. Ana ndjek muzikën, dhe Gruaja me të Kuqe shfaqet. A do ta shkatërrojë ajo planin e Anës, pak para arritjes së synimit? Ana është kthyer sërish në kohën...
DW.COM | Deutsche Welle author
6.11.2009

Mission Berlin 25 – Shkopinj në rrota

Koha dalëngadalë po mbaron dhe Anës i duhet të ndahet nga Pauli, për t'u kthyer në 9 nëntorin e kohës së tashme. Për ta kryer misionin asaj i mbeten vetëm pesë minuta. A do të mjaftojë kjo? Lojtari e këshillon Anën të shfrytëzojë rrëmujën për t'u larg...
DW.COM | Deutsche Welle author
6.11.2009

Mission Berlin 24 – Minutat kalojnë

Ana e gjen kutinë metalike që ka fshehur në vitin 1961, por nuk e hap dot, sepse është ndryshkur. Kur më në fund arrin ta hapë, gjen në të një çelës të vjetër. Çelësi i së fshehtës? Koha fluturon dhe Anës i duhet të hapë kutinë metalike. Por lojtari e...
DW.COM | Deutsche Welle author
6.11.2009

Mission Berlin 23 – Shihemi më vonë

Anën e merr me vete për në Bernauer Straße një motoçiklist. Ai që e ndihmon është Emre Ogur-i, i cili i uron fat në Berlin. Po a mjafton kjo për t'i shpëtuar Gruas me të Kuqe dhe për ta gjetur kutinë metalike? Lojtari e këshillon Anën që të gjejë ndon...
DW.COM | Deutsche Welle author
6.11.2009

Mission Berlin 22 – Vihu në lëvizje

Ana spostohet në Berlinin e vitit 1989, në momentet e gëzimit të madh për shembjen e Murit të Berlinit. Asaj i duhet të depërtojë në masat e njerëzve dhe të marrë kutinë metalike. A do t'ia dalë mbanë? Pikërisht në kohën kur Ana do të udhëtojë për në ...
DW.COM | Deutsche Welle author
6.11.2009

Mission Berlin 21 – Një plan i ri

Ana kthehet në kohën e tashme. Pastor Kavalierin e ka rrëmbyer Gruaja me të Kuqe. Meqenëse nuk e gjen dot se ku e mbajnë pastorin, Ana udhëton për në 9 nëntor 1989, në natën e shembjes së Murit. E kthyer në kohën e tashme, Ana mëson nga Pauli se pasto...
DW.COM | Deutsche Welle author
6.11.2009

Mission Berlin 20 – Nga koha në kohë

Ana nuk i është afruar ende zgjidhjes së enigmës. Cilën ndodhi synon të pengojë RATAVA? Pas kthimit në kohën e tashme, Anës i duhet të udhëtojë në vitin 1989. Po sa të rrezikshme janë kapërcimet në kohë? Përpara se Ana të kthehet në kohën e tashme, nd...
DW.COM | Deutsche Welle author
6.11.2009

Mission Berlin 19 – Dashuri në Luftën e Ftohtë

Kanë mbetur vetëm 40 minuta: Ana dhe Pauli i shpëtojnë Gruas me të Kuqe e përfundojnë në Berlinin Perëndimor. Pauli e ndërlikon më situatën, pasi i bën një deklaratë dashurie Anës. Është kjo deklaratë shans apo pengesë? Anës i duhet të vejë në Berlini...
DW.COM | Deutsche Welle author
6.11.2009

Mission Berlin 18 – Kutia metalike e fshehur

Ana zbulon se Gruaja me të Kuqe është shefja e RATAVA-s. Mbeten vetëm 45 minuta. Më e rëndësishmja që di Ana tani është një kuti metalike, e fshehur nga Gruaja me të Kuqe. A do ta nxjerrë dot Ana atë nga vendi i fshehur? Rrugës për në Bernauer Straße ...
DW.COM | Deutsche Welle author
6.11.2009

Mission Berlin 17 – Ndërtim barrikadash

Edhe 50 minuta akoma: lojtari vendos t'i hyjë rrezikut dhe t'i besojë arkëtares. Radioja flet për barrikadat e ushtarëve të Gjermanisë Lindore. A është kjo ngjarja, që i intereson RATAVA-s? Ana nuk e ka kuptuar akoma se arkëtarja është Hajdrun Draj. L...
DW.COM | Deutsche Welle author
6.11.2009

Mission Berlin 16 –Të njohur të vjetër

Edhe në vitin 1961 Anën e ndjekin pas motoçiklistët e armatosur. Në këtë situatë të rrezikshme atë e ndihmon një grua e panjohur. Por pse e bën ajo këtë? A mund t'i besojë Ana asaj? Motoçiklistët i janë qepur pas Anës. Ajo fshihet në dyqanin e ushqime...
DW.COM | Deutsche Welle author
11.08.2008

Mission Berlin 15 – Udhëtimi në kohë

Në Berlinin e ndarë Anës i duhet të kalojë nga Lindja në Perëndim. Por kjo nuk mjafton. Në vetëm 55 minuta ajo duhet të zbulojë se cilën ngjarje kërkon të shuajë RATAVA: ndërtimin apo shembjen e Murit të Berlinit? Pasi ka mbërritur në vitin 1961, Ana ...
DW.COM | Deutsche Welle author
11.08.2008

Mission Berlin 14 – Në të kaluarën për të ardhmen

Ana zbulon makinën që udhëton në kohë dhe mëson se terroristët duan të shuajnë një ngjarje historike. Po cilën? Lojtari e dërgon Anën në vitin 1961. Asaj i mbeten vetëm 60 minuta. A mund t'i besojë ajo pastorit? Pastori është në gjendje të shpjegojë k...
DW.COM | Deutsche Welle author
11.08.2008

Mission Berlin 13 – Ndihmë hyjnore

Kisha duket vendi i përshtatshëm për të mbledhur informacione. Pastori ia shpjegon melodinë Anës dhe i njofton se ajo është çelësi i një makine që udhëton në kohë. Por për çfarë makine e ka fjalën ai? Pas rifillimit të lojës, Ana dhe Gruaja me të Kuqe...
DW.COM | Deutsche Welle author
11.08.2008

Mission Berlin 12 – Muzikë kishe

Anës i mbeten 65 minuta. Në kishë ajo zbulon se kutia muzikore me kurdisje është një pjesë e shkëputur nga organoja e kishës. Gruaja me të Kuqe shfaqet befas dhe i kërkon Anës një çelës. Po për cilin çelës është fjala? Organoja e kishës luan të njëjtë...
DW.COM | Deutsche Welle author
11.08.2008

Mission Berlin 11 – Fast Food

Ana i flet duke ngrënë Paulit për fjalinë e mistershme"In der Teilung liegt die Lösung. Folge der Musik!". Pauli e kupton rrezikun dhe e dërgon Anën te pastor Kavalieri. Po a është kjo gjurma që kërkohet? Pauli e ka riparuar kutinë muzikore me kurdisj...
DW.COM | Deutsche Welle author
11.08.2008

Mission Berlin 10 – Në rrugë pa krye

Lojtari zbulon se 13 gushti 1961 është data e ndërtimit të Murit të Berlinit, kurse 9 nëntori 1989 është data kur Muri ra. Misioni është i lidhur ngushtë me këto dy data. Po çfarë mund të bëjë Ana? Pauli dhe Ana i ikin Gruas me të Kuqe dhe futen në Su...
DW.COM | Deutsche Welle author
11.08.2008

Mission Berlin 09 – Sinjale që mungojnë

Ana ikën me vrap nga teatri, por Gruaja me të Kuqe e ndjek deri në dyqanin e Paulit. Në sajë të ndihmës së Hajdrunit Ana arrin të shpëtojë. Ajo njeh tani një pjesë të enigmës, po si mund t'i dëshifrojë pjesët e tjera? Komisar Oguri e ka paralajmëruar ...
DW.COM | Deutsche Welle author
11.08.2008

Mission Berlin 08 – Llogari të hapura

Oguri plagoset në shkëmbimin e zjarrit me gruan me të kuqe dhe e sqaron Anën për Ratavan, që kërkon të eleminojë ngjarje historike. Me fuqitë e fundit të mbetura ai i përmend asaj një datë: 9 nëntorin. Por të cilit vit? Komisar Oguri beson se Ana ndod...
DW.COM | Deutsche Welle author
11.08.2008

Mission Berlin 07 – Armiku i panjohur

Ana arrin t'u shpëtojë motoçiklistëve, duke u futur në një teatër varietesh. Atje ajo takon Hajdrunin dhe mëson nga komisar Oguri se atë po e kërkon RATAVA. Po çfarë kërkojnë RATAVA dhe Gruaja me të Kuqe nga Ana? Lojtari e udhëzon Anën që të kthehet n...
DW.COM | Deutsche Welle author
11.08.2008

Mission Berlin 06 – Gruaja me të Kuqe

Ana përplaset me një grua, e cila i thotë se ka qenë mikeshë me të në vitin 1961. Veç kësaj, Anën e habit lajmi se atë po e ndjek hap pas hapi një grua me të kuqe. Fytyra të panjohura i shfaqen Anës në çdo qoshe. Këtë herë është një grua, me emrin Haj...
DW.COM | Deutsche Welle author
11.08.2008

Mission Berlin 05 – A nuk njihemi ne?

Ana e sjell kutinë muzikore për ta riparuar te orëndreqësi. Por për Paul Vinklerin kjo është më shumë se një porosi klientësh. Ai mendon se e ka njohur dikur Anën. Po a mund të jetë e mundur kjo? Ajo sapo ka ardhur. Kur Paul Vinkleri liron vidat e kut...
DW.COM | Deutsche Welle author
11.08.2008

Mission Berlin 04 – Sinjale paralajmëruese

Ana gjen në Kantstrasse një dyqan orësh, por ai është i mbyllur. Ajo mëson se pronari ndodhet në një kafene. Ajo dhe pronari duket se e njohin njëri-tjetrin. Anës i mbeten ende 100 minuta. A do t'i mjaftojë koha? Ana mëson se Leo Vinkleri nuk jeton më...
DW.COM | Deutsche Welle author
11.08.2008

Mission Berlin 03 – Drejtimi Kantstraße

Ana niset për në Kantstraße, por ndalon sepse i duhet të pyesë për rrugën si shkohet atje. Ajo humbet edhe më tepër kohë, kur shfaqen sërish motoçiklistët me helmeta të zeza dhe hapin zjarr kundër saj. Burrat në motoçikleta nuk e lënë të marrë frymë A...
DW.COM | Deutsche Welle author
11.08.2008

Mission Berlin 02 – Në arrati

Kur Ana po u përgjigjet pyetjeve të komisarit, ata ndërpriten nga zhurma motoçikletash dhe të shtëna. Ana largohet me vrap dhe zbulon se mbi kutinë muzikore kanë shkruar një adresë. A do ta ndihmojë atë kjo gjurmë? Ana futet në një muze, për të shpëtu...
DW.COM | Deutsche Welle author
11.08.2008

Mission Berlin 01 – Zgjim i keq

Misioni i Anës është që ta shpëtojë nga një fatkeqësi Gjermaninë. Ajo duhet të zgjidhë enigmën dhe të ruhet nga burrat e panjohur me motoçikleta. I mbeten 130 minuta kohë. Po çfarë i tërheq vëmendjen asaj fillimisht? Ana zgjohet në Dhomën 14 të një ho...
DW.COM | Deutsche Welle author